“Barbie” me regji të Greta Gerwing, me dy protagonistët kryesorë Margot Robbie dhe Ryan Gosling është bërë filmi i parë që dominoi me shitjen e biletave, duke fituar rreth 1 miliard dollarë.

Suksesi i jashtëzakonshëm i “Barbie” vjen vetëm dy javë pas publikimit duke fituar vlera marramendëse, për herë të parë në histori për një regjisore femër solo.
“Barbie” fitoi gjithashtu fundjavën më të madhe të hapjes së vitit 2023, duke mposhtur filmin “Super Mario Bros”, i cili fitoi rreth 146 milionë dollarë.
Në fundjavën e saj të dytë në kinema, Barbie gjeti fuqi të konsiderueshme qëndrimi, duke fituar 93 milionë dollarë shtesë brenda vendit.
“Barbie” jo vetëm që bëri histori duke arritur fitime miliona dollarëshe, por e bëri më shpejt se çdo film tjetër deri më tani.
Suksesi i “Barbie” ka bërë që Mattel, kompania e lodrave që zotëron markën Barbie, të bëjë plane për të blerë edhe 14 prona të tjera Mattel duke përfshirë një film Polly Pocket, të drejtuar nga Lena Dunham me protagoniste Lily Collins.
© Panoramaplus.al

