11 Tetor, 2021

Barbana Dini fejohet në Amerikë, si e njohu biznesmenin shkodran që i ktheu buzëqeshjen pas humbjes tragjike të të vëllait


Për pesë vite, nga këngëtarja Barbaba Dini kishte vetëm postime plot dashuri e dhimbje për humbjen aksidentale të vëllait të saj këngëtar, Ergi Dinit. 

barbana dini ergi dini

Por të reja të bukura kemi nga jeta e këngëtares shkodrane, e cila jo vetëm që ka gjetur dashurinë, por është fejuar dhe vendosur tashmë pranë njerit të zemrës, që të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

barbana dini1

Këngëtarja dhe motra e këngëtarit Ergi Dini, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re, mësohet se është fejuar. Këtë lajm ajo e ka konfirmuar në rrjetet e saj, teksa është pyetur nëse lajmi është i vërtetë.

ergi dini (3)

Bashkë me urimet për fejesën, fansat e kanë pyetur atë nëse do të vendosë që djalin e saj në të ardhmen ta quaj Ergi.

barbana dhe ergi

“Nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë. Çdo njeri i rëndësishëm ka një vend të veçantë në jetën dhe zemrën tonë dhe gjithsecili ka vendin e vet”, ka qenë përgjigjja e këngëtares, e cila ka thënë se vëllai i saj i mungon shumë.

barbana ergi

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

barbana dini2

Burime pranë saj kanë treguar se ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre. Komentuesit flasin për një dashuri të bukur dhe të madhe që me siguri do të përfundojë në martesë.

barbana dini3

Këngëtarja e rrymës pop e filloi karrierën e saj muzikore në moshen 7-vjeçare, si soliste në festivalet mbarëkombëtare për fëmijë si soliste. Në vitin 2004, ajo mori pjesë në “Ethet e së premtes mbrëma2”, dhe po atë vit në festivali e 43-të në RTSH me këngën “Jeta Këtu S’mbaron”.

barbana dini4

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009, Barbana iu dedikua karrierës së saj si soliste. Në maj 2008, mori pjesë në “Top Fest 5” me këngën “S’e Mendoja”.

barbana dini5

Në gusht 2010 ajo bashkëpunoi me këngëtarin Hip-Hop, Stresi, dhe kënga titullohej “Cover Boy”. Ajo ka eksperiEncë dhe në filmin televiziv, pasi në dhjetor 2010, mori pjesë për herë të parë në një film që titullohet “Pasion Fluturimi” me regji të Arian Culiqit, në rolin e Xhulias.

barbana dini6

Përveç shumë këngëtëve e bashkëpunimeve para dy vitesh ajo u pa në videoklipin “Ku je?”, një këngë e vëllait të saj Ergit, të cilin ajo e realizoi duke bashkëpunuar me Pandi Laçon e Irkenc Hykës.

barbana ergi dini (6)

Pas këtij produksioni, këngëtarja 34-vjeçare nuk u pa me ndonjë projekt pasi me sa duket i është dedikuar lidhjes në distancë me biznesmenin.

barbana dini2

Tashmë ajo ka nisur jetë të re në Amerikë, ndërkohë që nuk dihet nëse do ta vazhdojë apo jo karrierën në muzikë.

/Panoramaplus.albarbana dini16barbana dini15barbana dini7barbana dini8barbana dini9barbana dini10barbana dini11barbana dini12barbana dini13barbana dini14barbana ergi dini (3)barbana ergi dini (1)barbana ergi2

© Panoramaplus.al