3 Prill, 2024

Banori i ri i “BBV” flirton me Roza Latin? Konkurrenti bën pakti me moderatoren: Nëse bëhesh pjesë e ideve të mia për argëtim unë do të…


Roza Lati dhe Lidi ditën e sotme kanë bërë një pakt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

E teksa banori u duk se po flirtonte me moderatoren, i kërkoi kësaj të fundit që të bëhet pjesë e intervistave të saj dhe në këtë mënyrë ajo të bëhej pjesë e idevë të tij për argëtim.

Roza pranoi menjëherë, ndërsa Lidi u shpreh se të gjitha vajzat në shtëpi kanë një problem shumë të madh, harrojnë se sa shumë vlerë kanë.

 

Pjesë nga biseda:

Lidi: A ka ëngjëj në tokë

Roza: Ka siç ka edhe djaj. Është balanca zemër

Lidi: Do bëjmë një pakt bashkë

Roza: Hë

Lidi: Unë do bëhem pjesë e intervistave tua në çdo kohë dhe ti do të bëhesh pjesë e ideve të mia për argëtim, e gjërave që na bëjnë më dinamikë

Roza pranon dhe kryqëzon duart me Lidin

Lidi: Mbrëmë më ke mërzitur

Roza: Edhe ti mua

Lidi: Të gjitha vajzat që janë këtu keni një problem

Roza: Të gjitha e kemi të njëjtë

Lidi: E keni të theksuar. Pothuajse të gjitha e harroni se sa shumë keni vlerë

© Panoramaplus.al