10 Janar, 2023

Banorë të rinj në “Big Brother VIP”/Ja emrat që po përfliten se do t’i shtohen sonte shtëpisë së famshme!


E marta e 10 janarit mund të ndryshojë rrjedhën e lojës në “Big Brother Vip” pasi produksioni duket se ka vendosur që këtë javë të shtojë disa banorë të rinj.

bigu logo

Kryefjala shkruan se bëhet fjalë për Robert Berishën, Keisi Medinin, Valbona Memën madje një nga emrat që është kontaktuar për të riprovuar përsëri eksperiencën në Big Brother ka qenë dhe Bjordi Mezini.

 Kujtojmë që emri i vajzës së Sabianit, Keisi Medinit, po qarkullon prej kohësh në rrjet, si një nga banoret e mundshme të “Big Brother Vip”.

© Panoramaplus.al