22 Tetor, 2021

Banore e re apo surprizë për Donald Veshajn? Bora Zemani hyn sonte në “Big Brother VIP”!


Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”, aktori Donald Veshaj ka rrëfyer copëza të historisë së dashurisë me moderatoren Bora Zemani. Këngëtari nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit me Zemanin, edhe pse ka pranuar se është shumë “i turbullt” momentalisht.

bora zemani, donald veshaj

Ai tha para pak ditësh se Bora është “femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës” dhe zbuloi se tekstin e këngës “Toxic Love” (Dashuri Toksike) të Elgit dodës, ia ka dedikuar asaj. Pas këtyre deklaratave, të gjithë fansat e ish-çiftit janë gjithë sy e veshë për të mësuar ndonjë detaj tjetër nga marrëdhënia e tyre.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (2)

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, duket se aktori i humorit do të surprizohet në mënyrën më të bukur. Bora Zemani do të hyjë në “Big Brother VIP”! Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare në Instagram e “Top Channel”.

Në fund të promos së publikuar online, dëgjohet të thuhet: “Një hyrje e papritur! Bora Zemani!”.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një surprizë për Donald Veshajn, i cili duket ende i dashuruar me moderatoren nga bisedat që ka bërë në shtëpi. Ka dhe nga ata që mendojnë se Zemani do të jetë një konkurrente e re. Megjithatë, angazhimi i saj me “Për’puthen” ngre shumë pikëpyetje për një pjesëmarrje.

Donaldi ka folur edhe për djalin e Borës, Arborin, për të cilin ka thënë se e do shumë dhe se ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1)

Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fmi dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta.

Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojë që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”,- tha Veshaj.

bora zemani (3) bora zemani (2) bora zemani (5) bora zemani (1) bora zemani3 donald veshaj

© Panoramaplus.al