6 Qershor, 2020

“Bagëti të neveritshme”, klubi përjashton futbollistin pas komenteve raciste të bashkëshortes së tij


Klubi amerikan Los Anxhelos Galaksi largoi lojtarin e tij Aleksandër Katai pasi bashkëshortja e tij bëri komente raciste në dëm të protestueve amerikanë, të cilët janë ngritur në këmbë prej disa ditësh pas vrasjes nga policia të shtetit Xhorxh Floid.
5edb2367423604752f44f461
Ka mjaftuar etiketimi i protestueve si “bagëti e neveritshme” nga gruaja e Katait që LA Galaksi të mbyllë bashkëpunimin me lojtarin serb. Ndërkohë, partnerja e tij nuk i ka ndalur komentet tendencioze duke kërkuar që protestuesit të spastrohen me dhunë.

hBEfKB2l
PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al