Fillimet e karrierës si modele të Beniada Nishanit në Itali nuk kanë qenë aspak të lehta. Biondja seksi ka treguar më herët se nuk ka pasur para as për të blerë ushqime si të gjithë njerëzit e tjerë.

Megjithatë, pas disa viteve të vështira, ajo ia doli të kthehej në një ndër modelet më të suksesshme në shtetin fqinj. Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, ka rrëfyer disa detaje të reja të jetesës së saj jashtë Shqipërisë.
Gjatë kohës që fliste me Sahra Berishën. Beniada zbuloi se për tre vite ka paguar 700 euro për një dhomë të vogël me qira në Milano. Edhe pse ishin shumë para, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra për të jetuar në këtë vend që e pëlqente shumë. Nishani tha se ia ka dalë e vetme, sepse babai i saj vendosi të mos e ndihmonte me të ardhura, ngaqë nuk donte që ajo të shkëputej nga shtëpia dhe të jetonte vetëm.
Pjesë nga biseda:
Beniada: Tre vite.
Sarah: Sa?!
Beniada: Nuk gjeja shtëpi.
Sarah: Ti ke paguar 700 euro dhomë?!
Beniada: Po, se ishte rruga më e mirë, aty kishte gjithçka. Kishte dhe restorant aty poshtë.
Sarah: Kur ke jetu aty?
Beniada: Tre vite më para, nga mosha 20 deri 23 vjeç.
Sarah: Je e madhe!
Beniada: Dosha të rrisha në Milano sesbon. Edhe babi im thonte ‘Unë s’jap lekë, shko ku të dush. S’të jap lekë edhe sikur në fund të botës të shkosh, në Amerikë, në Hollivud’. Se ai e bonte apostafat që mos të ikja unë nga shpia.
Më herët Beniada rrëfeu se si futbollistët në Itali e ngacmonin seksualisht. Konkurrentja e “BBV” tha se ishte çuditur shumë kur një futbollist i martuar dhe me fëmijë e kishte ftuar për darkë.


