Megi Pojani tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me puthjen mes saj dhe partneres në kërcim në “Dancing With The Stars, e cila u kthye dhe një ndër momentet më të komentuara në ekran.

Teksa ishte ftuar në “Goca dhe Gra”, Megi u pyet nga moderatorët se si reaguan prindërit e saj për puthjen që shkëmbeu me Lorin.
Aktorja u shpreh se babai i saj “e kupton artin”:
“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi… Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha”– u përgjigj ajo.
Kujtojmë se Megi i dha fund dhe lajmeve se do të futej në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Ajo u shpreh se nuk do të futet në program dhe se “Dancing With The Stars” e ka stresuar mjaftueshëm.
“Nuk e di pse dalin gjithmonë por jo nuk kam asnjë plan për tu futur në “Big Brother VIP”, u shpreh Megi.


