19 Qershor, 2022

“Babai më i mirë!” Kim Kardashian surprizon me fjalët për Kanye West në Instagram


Kim Kardashian tha fjalët më të mira në rrjetet sociale për Kanye West në ‘Ditën e Baballarëve’.

Faleminderit që je babai më i mirë për fëmijët tanë dhe që i do ashtu siç i do! Gëzuar Ditën e Baballarëve, Ye”, -shkroi ylli 41 vjeçar në një postim të shpërndarë në Instagram Stories.

Mesazhi u shoqërua me një foto të reperit, 45 vjeç, duke buzëqeshur dhe duke pozuar me fëmijët e tyre: North, 9 vjeç, Saint, 6 vjeç, Chicago, 4 vjeç, dhe Psalm, 3 vjeç.

Themeluesja e Skims i dedikoi fjalë të ndjera gjithashtu babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, dhe e quajti “njerkun më të mirë” Caitlyn Jenner.

“Fëmijët më pyetën se si do të festoja me ty sot nëse je në parajsë”, ka shkruar Kim një nga fotot e saj me Robertin, i cili vdiq në vitin 2003 në moshën 59-vjeçare. “Ata më dhanë sugjerimet më të lezetshme. Më mungon, të dua me gjithë shpirt.”

Kim bëri kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Të dy u deklaruan ligjërisht beqarë në mars. Që atëherë Kim ka vazhduar lidhjen me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson. Ajo dhe aktori i humorit filluan të takoheshin pasi ajo mori pjesë në shfaqje në tetor 2021. Të dy bënë lidhjen zyrtare në Instagramit në mars.

Në fillim të lidhjes së tyre, West duket se nuk mund ta fshihte mosmiratimin e tij për të dashurin e ri të Kim-it, duke e sulmuar publikisht. Mosmarrëveshja në një moment u ndez aq shumë sa Davidson ndau publikisht një screenshot të mesazheve që kishte shkëmbyer me West (nëpërmjet shokut të tij Dave Sirus) në lidhje me Kim dhe fëmijët.

Kohët e fundit duket se gjërat janë qetësuar dhe Kanye nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse ta pranojë lidhjen e Kim me Pete.

© Panoramaplus.al