Aktori Julian Deda ka rrëfyer për publikun momentet më prekëse dhe të vështira që ka kaluar babai i tij, Zef Deda për të arritur aty ku është sot.
Në një intervistë për Top Channel ai tregon se babai i tij në mes të skamjes ka ushqyer mendjen me libra, “se për barkun ishte shumë e vështirë”.
Aktori thekson se i ati ka pasur besim te vetja e tij për ta nxjerrë në dritë talentin e tij të pakultivuar për atë kohë, duke arritur aty ku është tani.
“Ka kaluar një jetë të vështirë familjare sepse gjyshi im ka vdekur shumë i ri dhe unë nuk kam arritur ta njoh. Babai im ka qenë 7 vjeç kur gjyshi ka ndërruar jetë dhe rrjedhimisht gjyshja ngeli e vetme.
Babai ka bërë një jetë shumë të vështirë, ka lexuar shumë. Ikte nga shtëpia vetëm për të lexuar se atje ishte rrëmujë, sepse atje ishim shumë veta në një shtëpi shumë të vogël. I ushqyer keq nga varfëria dhe ka punuar fort për t’ia arritur kësaj ditë që është sot. I ka besuar 100% talentit vet. Një talent i pakultivuar. Këndon, i bie veglave, imiton, aktron, ka zë lirik”, është shprehur aktori.
Nga ana tjetër, gjatë intervistës u shfaq një mesazh nga miku i tij, aktori tjetër i humorit, Visjan Ukcenaj. Në një video mesazh përshëndetës për shokun e tij, ai bëri me dije se aktorin e humorit mund ta rishohim në ekranin e Top Channel.
“Sensi i protagonizmit të Julit është gjithmonë në overdozë dhe kjo është një ndër elementët që e bën edhe më të veçantë Dedën. I uroj suksese në projektet e reja, se tashmë jemi të gjithë individë të lirë, së shpejti do kemi surpriza besoj për të gjithë, dikush në Top, dikush këtej, dikush andej dhe unë uroj më të mirën për Dedën dhe projektet e tij”, u shpreh Ukcenaj.
Aktori Jul Deda e ka lënë publikun të presë muajin shtator për surpriza dhe projekte të reja, duke iu drejtuar moderatores se do të shihen më shpesh bashkë.
“I përshëndes te gjithë çunat dhe gocat nëpërmjet Visjanit që kemi punuar gjithmonë bashkë. Shpresoj të rishihemi në projekte të tjera. Kurse bashkë mund të shihemi më shpesh”, tha Julian Deda.


