7 Janar, 2020

Babai i shet vajzën 12-vjeçare pedofilit për 3.2 dollarë, e lejon që ta përdhunojë


Një baba është arrestuar pasi akuzohet se i shiti vajzën e tij 12-vjeçare për 3.2 dollarë një burri, që e përdhunoi atë.

Policia në Kasur vuri në pranga gjithashtu në pranga burri që bleu vajzën e vogël.

Nëna e 12-vjeçares i tha policisë se bashkëshorti i saj kishte marrë një burrë në shtëpinë e tyre dhe e lejoi të abuzonte seksualisht me vajzën e tyre pasi mori paratë.

Ajo ishte në punë kur incidenti i tmerrshëm ndodhi. Vajza i tregoi se çfarë kishte ndodhur kur nëna u kthye në shtëpi.

E abuzuara iu nënshtrua ekzaminimit mjekësor dhe konkludoi se ishte përdhunuar.

Burri i cili pagoi paratë ishte akuzuar edhe më parë për abuzim seksual të fëmijëve në vitin 2013 por ishe liruar nga burgu pa u ndëshkuar.

Policia e akuzoi për përdhunim dhe blerje për qëllime prostitucioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al