22 Tetor, 2022

Babai i Shakirës në gjendje të rënduar shëndetësore, këngëtarja i dedikon fjalët e ndjera: Ti na mësove të ngrihemi pas çdo rënie…


Babai i Shakirës William Mebarak Chadid, është shtruar së fundmi në një spital në Barcelonë. Këngëtarja ka reaguar së fundmi për lajmin e babait të saj. Familja ka kërkuar respektin maksimal në këtë kohë të vështirë dhe artistja kolumbiane ka lëshuar një deklaratë.

“Ekipi i komunikimit të Shakira -s konfirmon se babai i këngëtares, William, është shtruar në spital në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë. Detajet rreth gjendjes së tij shëndetësore janë konfidenciale, ndaj familja kërkon respekt në këtë moment”-thuhet në deklaratë. Babai i artistes ka pasur fillimisht probleme shëndetësore gjatë muajit maj. Më pas, ai pësoi një rënie të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të mpiksjes së gjakut në tru.

Pak ditë më parë ka qenë sërish Shakira ajo që ka postuar një foto të babait me nipërit dhe një mesazh shumë të qartë dhe emocionues. “Ti na mësove të ngrihemi pas çdo rënieje dhe këtë herë e dimë që do ta bësh sërish. Ne Të duam ty.””, shkroi Shakira.

Disa ditë më parë Shakira  ka publikuar këngën e saj të re “Monotonia”, një këngë që me sa duket ka të bëjë shumë me ndarjen e saj me Gerard Pique dhe numëron miliona klikime brenda pak orëve.

Shakira kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte romacën me Gerard Pique. Pak javë më parë dhe pas një martese të gjatë dhe me dy fëmijë, këngëtarja dhe futbollisti Pique i dhanë fund lidhjes së tyre.

Pique është në një lidhje me Clara Chivas dhe lidhja e tyre sa  vjen e forcohet më shumë. Miqtë e afërt të futbollistit tregojnë se ata janë shumë të lumtur.

 

© Panoramaplus.al