12 Mars, 2019

Babai i Rita Orës feston ditëlindjen, këngëtarja zbulon traditën tipike shqiptare që e ndjek akoma


Babai i këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, feston sot ditëlindjen. Ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet teksa mban në duar tabakanë me tre filxhanë kafeje, për t’i shërbyer njërën babait.

Bashkëngjitur me foton Rita ka zgjedhur këto fjalë për babanë, Besnik Ora, për ta uruar: “Gëzuar ditëlindjen babi. Je shoku im i ngushtë, heroi im, partneri im në krim dhe akoma më kërkon që të të bëj kafenë”.

Kështu këngëtarja me famë botërore zbulon se e vazhdon edhe në Britaninë e Madhe, traditën për t’i bërë të atit kafenë.


Ndërkohë prindërit e Ritës ndodhen në Japoni ku po festojnë ditëlindjen e Besnikut.

© Panoramaplus.al