Këngëtarja Britney Spears shpërtheu në lot kur mësoi se i ati, Jamie Spears, u pezullua nga kujdestaria ndaj saj pas 13 vjetësh.

“Britney shpërtheu në lot kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit,”- tha një burim për “Page Six”. “Ajo kishte filluar të mendonte se nuk do të vinte kurrë dita kur kontrolli dominues i babait mbi çdo aspekt të jetës së saj do të përfundonte, por më në fund kjo gjë ndodhi.”
Burimi shtoi: “Ajo është në shok dhe pa fjalë, por po kërcen nga gëzimi. Ajo nuk ka përjetuar gëzim më të madh se ky për 13 vjet.”

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Anxhelosit, Brenda Penny, pranoi se ishte në “interesin më të mirë” të Britney-t që të pezullojë Jamie-n, 69-vjeç, nga kujdestaria, të cilën e mori në vitin 2008.
“Situata aktuale është e papranueshme,”- tha ajo pasi dëgjoi argumentet nga të dyja palët. “Ai pasqyron një mjedis toksik që kërkon pezullimin e James Spears.”

Vendimi erdhi pasi avokati i këngëtares 39-vjeçare Mathew Rosengart ngriti padi ndaj gjykatës që të pezullojë “menjëherë” Jamie nga roli si kujdestar deri të mërkurën, duke argumentuar se përfshirja e vazhdueshme e Spears e bëri jetën e Britney një “makth” të vërtet.
Rosengart i kërkoi gjykatës që të emërojë kontabilistin publik të certifikuar, John Zabel, si kujdestar të përkohshëm në pronën prej 60 milionë dollarësh të Britney. Pavarësisht rezistencës nga ekipi ligjor i Jamie, Penny ra dakord për emërimin e Zabel të mërkurën.
Pas lajmit të pezullimit të Jamie, i fejuari i Britney, Sam Asghari, uroi fansat e këngëtares në Instagram për çlirimin nga kujdestaria.
“Britney e lirë!”, shkroi aktori 27-vjeçar në Story.


