6 Shkurt, 2019

Babai flliq publikisht reperin e famshëm shqiptar: Mos e turpëro familjen me këto veprime (FOTO)


Reperi shqiptar Gashi është duke korrur sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me muzikën e tij dhe bashkëpunimet me këngëtarët e famshëm. Ai është kthyer në një artist të ri shumë të komentuar e pëlqyer në Amerikë.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku asnjëherë nuk ngurron që të tregojë origjinën e tij shqiptare.

Një ditë më parë reperi i njohur publikoi në “Instagram” një video ku një femër shfaqej duke kërcyer përpara tij. Por brenda pak kohësh, Gashi e fshiu atë dhe arsyeja ishte babai i tij.

Në “Instastory”, reperi ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me prindërit e tij, ku babai i thotë që të mos e turpërojë familjen me këto veprime.

“Mos e bëj veten të dukesh se po bën jetë të ulët, mos bëj gjëra që familja jote të turpërohet me ty”, i shkroi i ati, ndërsa Gashi i ka thënë se kjo është jeta e tij dhe nëse vazhdon të shikojë postimet që bën do t’i bëj block.

“Shumë keq, unë tashmë jetoj jetën e rrugës. Do e fshi videon… ju duhet të ndaloni të shikoni çfarë bëj unë në Instagram ose do t’ju bëj bllok”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga Gashi.

“Deri tani na ke bërë krenar, mos e prish atë që ke bërë deri tani”, i shkruan babai, ku ndërhyn e ëma duke i thënë se e ka fshirë videon.

“Mami e babi ju dua shumë, videon e hoqa… Shihemi së shpejti”, u përgjigjet Gashi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al