24 Janar, 2019

Baba për herë të dytë, futbollisti i njohur shqiptar poston foton me djalin e sapolindur


Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi, ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” lajmin e bukur se është bërë baba për herë të dytë.

Lojtari i Arsenalit publikoi një foto ku shfaqet së bashku me djalin e tij të sapolindur që e mban në krah.

“Jam shumë i lumtur t’ju tregoj për ardhjen në jetë të djalit tonë. Është gjithmonë kënaqësi të mirëpresësh pjesëtarë të rinj në familje”, shkruan Mustafi në postimin e tij.

Shkodrani është bërë baba për herë të parë në korrik të vitit 2017, ku bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën që e pagëzuar me emrin Noemi.

Panorama Plus                                                

© Panoramaplus.al