28 Gusht, 2022

Ava Max “shpërthen” në rrjetet sociale. Këngëtarja shqiptare rrëmben vëmendjen duke pozuar topless (FOTO)


Ava Max është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare.

Ajo numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale ku është shumë aktive dhe ndan foto nga jeta e përditshme por edhe detaje lidhur me karrierën e saj.

Bukuroshja nga Saranda së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja, ku dukej mjaft provokuese e veshur me një bluzë dhe fund të shkurtër ngjyrë rozë.

Këngëtarja u kujdes të vinte në pah barkun e saj të tonifikuar.

Në sesionin e fotografive të ngarkuara në Instagramin e saj të ndjekur nga mbi 2.7 milion fansa, Max ndau me ndjekësit edhe një imazh ngacmues ku shihej duke ngritur bluzën për të ekspozuar pak nga gjoksi i saj.

Më herët kujtojmë që Ava ka paralajmëruar se më 1 shtator do të sjellë për fansat këngën e saj më të re. “Million dollar baby” do të mbajë titullin projekti që pritet të publikohet.

© Panoramaplus.al