13 Gusht, 2023

Autografë të falsifikuar/ Fansat e Rita Orës kërkojnë dëmshpërblim nga këngëtarja për albumet e shitura: Nuk i nënshkroi ajo, por…


Rita Ora po përballet me një situatë të pakëndëshme kohës së fundit edhe pse ylli i muzikës ka grumbulluar një pasuri marramendëse prej 23 milionë £ nga karriera e saj muzikore, ka diçka që fansat e saj ndihen të zhgënjyer.

Ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së Rita Orës po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i popit, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e autografeve të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 £.

Fansat kanë vënë re  dallime midis shkrimit të skalitur në kopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vetë Rita Ora.

“Shkrimi i dorës dhe nënshkrimi duken shumë ndryshe” apo “Të çmendur ata mendojnë se fansat e dhjetë viteve më shumë nuk do t’i vinin re. Në asnjë mënyrë nuk i nënshkroi ajo. Kaq zhgënjyese” -ishin komentet më të shpeshta në rrjet.

Ka pasur një reagim zyrtar nga kompania muzikore e cila merrej me shitjen e albumeve të këngëtares ku thuhej:

Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka postuar një video të saj duke i bërë ato.

Sa i përket vetë artistes ajo nuk ka reaguar duke mos dhënë asnjë përgjigje publikisht për thirrjen e fansave që të rimbursojë paratë për albumet nëse ka autografe false.

Autografi i vërtetë.
Fotoja e postuar nga fansat ku pretendojnë se tregon një nënshkrim të ndryshëm nga i pari

 

 

 

 

© Panoramaplus.al