Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ka treguar nëpërmjet postimeve në profilin e saj në “Instagram” se ndodhet me pushime së bashku me familjen.

Por në një postim të bërë së fundmi, ajo ka zbuluar se është në një dilemë të madhe, teksa jemi vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Aulona ka postuar një fotografu ku shfaqet me bikini dhe që i nxjerrin në paj të pasmet. Ndërkohë krahas kësaj pamjeje ajo shkruan dilemën: “Te votosh, apo mos te votosh ne 30 qershor, kjo eshte ceshtja!”, duke e shoqëruar me disa ikona me fytyra të qeshura.

Komentet rreth kësaj fotografie kanë qenë të ndryshme, disa kanë shkruar rreth fizikut të saj, e disa të tjerë janë marrë me përshkrimin e Aulonës.

Por komenti që bie në sy, është ai i mikeshës së saj, moderatores Fatma Haxhialiu, e cila i shkruan: “Pune b*the me i llafe” dhe e shoqëron me disa imoji duke qeshur me lot.
© Panoramaplus.al
