Gazetares së njohur Aulona Mustës i ka ndodhur diçka e papritur ditën e sotme.

Teksa është nisur drejt makinës për të shkuar në punë, brenda saj ajo ka gjetur një mace. Por enigma e madhe është “si hyri macja në makinë?” pasi mjeti ka qenë i mbyllur dhe xhamat gjithashtu.
“Është gjëja më e çuditshme që mund të ekzistojë. Xhamat ishin mbyllur gjatë natës”, vazhdon më tej dhe hyrja e maces në makinë mbetet enigmë, por rëndësi ka që nuk ishte mace e zezë. “Ju lutem dikush të më tregojë si ka ndodhur kjo? Është gjëja më e çuditshme që mund të ekzistojë!!! Si është futur macja gjatë natës në makinë???!!! Xhamat ishin të mbyllur të gjithë”, shkruan Aulona në video.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
