Ajo njihet si një ndër moderatoret që flet pa dorashka dhe deklaratat e saj kanë tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave rozë dhe të publikut. Bëhet fjalë për Aulona Mustën, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Intsgram”, ku numëron një numër të madh ndjekësish.

Së fundmi ajo ka postuar një foto, ku këtë herë nuk ka tërhequr vëmendjen poza seksi dhe provokuese, por pikërisht look-u i ri dhe mesazhi që ka lënë bashkëngjitur me fotografinë.
Moderatorja ka prerë flokët shkurt dhe i ka bërë bionde, duke u paraqitur kështu me një look totalisht ndryshe, nga ç’jemi mësuar ta shohim kohët e fundit.

“Pra, ti po me thua qe s’mund te jesh nje grua me floket e krehur, qe ben vrap dhe perpiqet te shohi ca muskuj barku aty ketu, qe ka dy tenxhere mbi sobe qe e presin te gatuaje per sot dhe neser, plus nje tave e mbushur me uje qe pret te “krruhet” e te lahet (per te mos folur per 100 gjerat e tjera qe e presin dhe nuk jane ne foto)? Vertet ti beson qe nje grua s’mund te jete e s’mund te beje shume gjera ne te njejten kohe? Vertet ti kerkon ta kornizosh e ta etiketosh vetem ne shtepiake, apo vetem grua ne karriere? Vetem te mbajtur, apo vetem te lene pas dore? Vetem familjare, apo vetem egoiste qe kudjeset shume per veten? Ah sa gabim e ke! Akoma s’e ke marre vesh qe nje grua mund te jete shume gjera ne te njejten kohe! Nese ti ndalon se etiketuari, nese ti nuk e ndalon, apo nuk i behesh pengese, nese ti e motivon dhe i behesh krah, nje grua te mund te jete e te beje gjithcka!
Vere ne prove veten e dashur “grua”, dhe do ta shohesh!
Per te gjitha vajzat dhe grate qe mendojne se nuk mund t’ja dalin dhe kane ndaluar se beri gjerat qe duan, mos u dorezoni!”, shkruan Aulona.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

