Stilistja me origjinë shqiptare Nensi Dojaka ka korrur përsëri sukses në fushën e modës botërore duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Sfilata e saj e fundit në Javën e Modës në Londër, u konsiderua nga Business of Fashion si “një nga më të priturat e javës”. Suksesi i saj me koleksionin Vjeshtë- Dimër 2022, dëshmohet edhe nga pjesëmarrja e gjerë e kritikëve të modës dhe modelet e njohura britanike “It”.

Dojaka debutoi me një rrymë veshjesh të dizajnuara pothuajse me saktësi arkitekturore. Në koleksionin e saj veshjet ishin të vendosura në mënyrë perfekte prerjeje me panele rrjete të përshtatura si një lëkurë e dytë. Të gjitha këto ishin të mbajtura së bashku me shumë fije delikate duke dëshmuar se rrobat e dizenjuara nga 28-vjeçarja kanë lidhje si me modën dhe feminilitetin ashtu edhe me inxhinierinë eksperte.

Ajo që u vu re ishte gjithashtu se prezantimi përqafoi të gjitha llojet dhe format e trupore me paraqitjen e modeles Paloma Elsesser dhe një modele shtatzënë Maggie Maurer (e cila zbuloi lajmin e ëmbël në pasarelë) duke ndihmuar në shfaqjen e një përkufizimi më të gjerë të modeleve.


Ndërkohë gjatë debutimit të saj në javën e modës të zhvilluar shtatorin e kaluar ajo solli veshje të tilla si, minifunde dhe kostume me vrima. Këto plotësohesonin me xhaketat e mbushura të prera dhe të shtrënguara në bel dhe xhaketa kostume tepër të mëdha me pantallona të prera në ngjyra gri, krem dhe mjedër.
“Unë thjesht doja ta shihja këtë vajzë më shumë me rrobat e ditës, e dini? Doja të prezantoj një (foto) më të gjerë se çfarë mund të jetë një grua.Ky është, sigurisht, versioni i veshjeve të ditës nga Dojaka, ku xhaketat e përshtatura në formë kuti ngrenë supet mbi sutjenat me rrjetë, duke u përshtatur për një shfaqje të dikujt.” tha Dojaka në prapaskenë.
Sukseset e Dojakës vijnë në një kohë kur moda po “bie në dashuri” përsëri me trendin e minifundeve të ngritura, që janë veshur edhe nga yje si Hunter Schafer apo Nicole Kiddman.
Megjithatë sitlistja shqiptare tha se nuk ndihet “e frikësuar” nga pritshmëritë e industrisë.
“Mendoj se për sa i përket presionit, (kjo sfilatë) ishte më e mirë”, tha Dojaka për CNN disa momente pas perfundmit te sfilates.
“E ndjeva më shumë herën e parë,” shtoi ajo, duke u dridhur. “Tani, unë e di më shumë se çfarë jam duke bërë.”, përfundoi ajo.

28-vjeçarja Nensi Dojaka është fituese e disa çmimeve nga marka prestigjoze të njohura në mbarë botën.
Vitin që lamë pas ajo u shapll fituese e çmimit prestigjoz “British Fashion Award”.

Ndër të tjera Dojaka është shqiptarja e parë që ka fituar çmimin LVMH për stilistët e rinj të talentuar të dhënë nga Louis Vuitton.


