7 Dhjetor, 2018

Atmosferë festash, Nora Istrefi zbulon pamje nga shtëpia e saj moderne (FOTO)


Nora Istrefi është një nga këngëtaret shqiptare më të komentuara në showbiz-in shqiptar, si dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”.

Ditën e sotme, Nora ka treguar se edhe në shtëpinë e saj kanë ardhur festat. Si rrallëherë, ajo ka publikuar në “Instastory” pamje brenda shtëpisë moderne.

Këngëtarja ka zbuluar se edhe ajo tashmë e ka zbukuruar pemën, të cilën e ka vendosur në një kënd të shtëpisë.

“All I want for Christmas is you”, dëgjohet të këndojë Nora teksa filmon ambientin ku duket arredimi modern.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al