11 Dhjetor, 2018

Atmosferë festash, Afërdita Dreshaj zbulon pamje nga shtëpia super luksoze


Këngëtarja Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë në qershor të këtij viti, ku kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.

Ceremonia madhështore u mbajt në Miami, ku edhe po jetojnë së bashku prej disa kohësh.

Ndërkohë ditën e sotme, Afërdita ka zbuluar pamje nga shtëpia super moderne e çiftit. Ajo tani e ka kthyer në një ambient të ngrohtë festash.

Afërdita ka filmuar oxhakun e zbukuruar me degë bredhi, si edhe pemën madhështore poshtë së cilës kishin vendosur pako të ndryshme me dhurata. Shtëpia e saj duket shumë e këndshme për festa.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al