8 Shtator, 2022

“Atentat”/ Atdhe Xharravina përballet me situatën e papritur në mes të rrugës: Më kishin këputur frenat e makinës


Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharravina, është përballur me një situatë të papritur gjatë ditës së sotme, teksa po lëvizte me makinë.

Ai publikoi në Instagram disa foto ku tregonte se makina e tij “e kishte lënë në rrugë.”

Fillimisht ai shkruan: “Kur të lë makina në rrugë. Kush më ka mallkuar.”

Më tej, në një tjetër Instastory, Atdheu shprehet: “Ti që më ke mallkuar të mallkoftë Zoti. Rroftë karrotreci.”

Në fund, Atdheu ka ndarë një foto të makinës së tij, teksa shkruan se i është thënë nga mekaniku që problem në automjetin e tij është shkaktuar nga dikush që “i ka këputur frenat.”

“T’i ka këputur dikush frenat tha ky mekaniku. Domethënë atentat Atdheut, ndonjë serb se s’ka mundësi”- shkruan ai.

Atdhe Xharravina është një emër i lakuar shpesh në media krah emrit të moderatores Bora Zemani.

Tekëndëshit Bora-Donald-Beatrix shpesh i shtohet edhe emri i Atdheut.  Gjithçka nisi nga disa komplimenta nga Atdheu për moderatoren kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë patur një lidhje. Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj. Fillimisht Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do e donte për nuse.

Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme. Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.

© Panoramaplus.al