7 Qershor, 2021

Atdhe Xharavina pranon publikisht ndarjen nga Sara Malaj dhe zbulon personat që ia kanë “punuar” pas shpine


Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj i dhanë fund njohjes së tyre shumë pak ditë pas daljes nga “Për’puthen”.

atdhe sara (3)

E para që nisi thumbat në rrjete sociale ishte Sara. Ajo publikoi disa statuse në Instastory, ku shkruante se është “106% beqare” dhe se “nuk duhet t’i bësojmë askujt në jetë”.

atdhe sara (1)

Më pas, Atdheu publikoi një imazh të vetes, krah së cilës shkroi “Vetëm buzëqesh”.

atdhe sara (5)

Mbrëmjen e djeshme, ish-konkurrenti e pranoi publikisht për herë të parë ndarjen dhe me anë të disa postimeve në Instastory, zbuloi se bashkë me të, ka prishur miqësinë edhe me disa prej ish-konkurrentëve.

atdhe xharavina, sara malaj (5)

Sqarim për publikun se më kanë ardhur shumë mesazhe. Ndjesë për vonesën, por kam pasur disa probleme personale.

Siç e keni parë, e keni kuptuar dhe vetë ndarjen ta quajmë, se ishim në njohje e sipër me Sarën. Po, është e vërtet! Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdoni të na mbështesni. Mirënjohës për ju gjithë jetën!

Gjithashtu, me këtë, dua t’ju them se i kam vënë vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë prapa krahëve disa herë. Po e kam bërë një sy qorr. Po u mbush kupa.

Respekt për të gjithë ju, faleminderit Zotit me disa nga personazhet e ‘Për’puthen’ që ka ngel respekti dhe dashuria në mes. E dinë ata se kush janë, por do i bëj publikë avash-avash”,- shkroi ndër të tjera ai.

atdhe xharavina, sara malaj (8)

Mes emrave të publikuar më pas nga Atdheu, u vu re se ishte Andi Artani ai që mungonte, së bashku me Sarën.

atdhe xharavina, sara malaj (k8)

Ditën e djeshme, Artani publikoi një foto ku shfaqej në shoqërinë e Sarës dhe vëllait të tij, dhe duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Atdheut.

atdhe xharavina, sara malaj (7) atdhe xharavina, sara malaj (3) artdhe xharavina sara malaj (22) artdhe xharavina sara malaj (18) artdhe xharavina sara malaj (15)

© Panoramaplus.al