Aktori i njohur Jamie Foxx disa ditë më parë është ‘kryqëzua’ nga fansat e tij pas një postimi që ai bëri në rrjetet sociale.

Në postimin e bërë ai u kritikua si antisemitik ‘njerëz që mendojnë se hebrenjtë janë përgjegjës për vdekjen e Jezusit’, ndërsa nuk vonoi shumë dhe aktori e fshiu postimin.
“Ata vranë këtë tip të quajtur Jezus… Çfarë mendon se do të bëjnë me ty?”, kishte shkruar ai në postimin që e fshirë.
Mirëpo së fundmi Foxx bëri një postim në Instagram, duke u përpjekur që të rregullojë keqkuptimin që ndodhi ndaj komunitetit hebre.
“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe të gjithë atyre që u ofenduan nga postimi im. Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendim dhe më vjen keq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im.”- tha ai.

© Panoramaplus.al

