Këngëtarja me oriigjinë shqiptare Rita Ora shpesh ka folur hapur në lidhje me përvojën e saj si refugjate pas largimit nga Kosova së bashku me prindërit dhe motrën Elena.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për ‘Numero’, artistja ka shprehur se është mirënjohese për sakrificën që familjarët e saj kanë bërë për të. Sipas saj ata kanë treguar një guxim shumë të madh duke lënë pas çdo gjë për të ndërtuar një jetë tërësisht të re në Londër.
“Nëse nuk do të bëja atë që po bëj për prindërit e mi, mund të mos flisja me ju. Ata treguan guxim të madh duke lënë pas gjithçka në Kosovë për të ndërtuar një jetë të re për familjen tonë në Londër. Do t’u jem përjetësisht mirënjohës për sakrificat që kanë bërë për mua, për motrën dhe vëllanë tim”, u shpreh Rita.
“Gjithashtu u jam mirënjohës për etikën e punës që më kanë rrënjosur. Ata më mësuan që herët se duhej të punoja dy herë më shumë për të arritur ëndrrat e mia. Një gjë është e sigurt, gjatë gjithë rrugëtimit tim, e gjithë familja ime më ka frymëzuar, ka besuar në mua dhe më ka mbështetur në të gjitha rrethanat”,– theksoi ajo.


