4 Prill, 2024

“Ata kanë shkelur rregullat…”/ Juli shpërthen keq ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, ja çfarë ndodhi


Julian Deda ka reaguar ashpër ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, për shkak të mundësisë së dytë që iu dha Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit pasi u përjashtua një herë nga shtëpia.

Pasi çifti dhe Egla Ceno thyen rregullat e spektaklit ku kjo e fundit i hodhi verë në kokë moderatorit, i cili u akuzua se e përndjekte vazhdimisht aktoren, “Vëllai i Madh” vendosi që t’iu japë edhe një mundësi duke i mbyllur të tre në një dhomë të bardhë, dhe duke lënë kështu në dorën e publikut fatin e tyre pasi është ai që do të shpëtojë dy nga konkurrentët.

Juli e cilësoi të padrejtë mundësinë e dytë që produksioni iu dha 3 banorëve, sepse sipas tij duke qenë se përndjekja e supozuar e Meritonit vendoset nga gjykata, pse duhet sërish publiku të vendosë për fatin e tij.

“Ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo përndjekja a ishte vepër penale, çfarë ka punë publiku të vendosë për një vepër penale, për një vepër që e vendosë gjykata”, tha Juli i acaruar.

© Panoramaplus.al