Gerard Pique i ka surprizuar të gjithë me lajmin e tij.

Mbrojtësi katalanas ka postuar një video në Tëitter duke njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli, duke thënë se të shtunën do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou.
“Kam vendosur që ky është momenti për të mbyllur ciklin”, tha mbrojtësi. “Gjithmonë kam thënë se pas Barçës nuk do të ketë asnjë ekip tjetër, dhe kaq. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”- u shpreh ai.

“Për javë e muaj ata kanë folur për mua dhe deri më tani nuk kam thënë asgjë, por tani dua të jem ai që do të flas me ju për veten time”, tha ai.
“Si shumë prej jush, unë jam një tifoz i Barçës, i përjetshëm. Nuk doja të bëhesha futbollist, doja të isha lojtar i Barcelonës”- përfundoi Pique.
Kujtojmë se ky vit ka qenë i vështirë për Piquen, kjo pasi futbollisti dhe ish-partnerja e tij Shakira njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku.

Ndarja e tyre shkaktoi një zhurmë të madhe në media dhe futbollisti u akuzua për tradhti të një pas njëshme ndaj këngëtares latine, gjë që i coi dhe drejt divorcit.
Disa javë pas kësaj, Gerard tregoi hapur në publik romancën e tij të re me modelen Clara Chia Martin.

Lufta mes Piques dhe Shakirës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre duket se nuk ka fund. Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, janë përfolur shumë se çfarë do të ndodhë me fëmijët.

Nga njëra anë, Gerard Pique është i bindur se Milani dhe Sasha duhet të qëndrojnë në Barcelonë me të për të mos u ndarë nga ai.
Refuzimi për të arritur një marrëveshje nga ana e futbollistit ka shkaktuar polemika, ndërsa Shakira synon të marrë fëmijët me vete në Majami, ku ka një shtëpi dhe ku dëshiron të vazhdojë karrierën e saj muzikore.


