18 Korrik, 2022

‘Ata janë të rrezikshëm, marrin 6 rroga’/ Gentian Zenelaj flet si asnjëherë më parë për ‘problematikët’ e politikës dhe aspiratat për tu bërë pjesë


Gentian Zenelaj është një nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar.

E kemi parë në rolin e aktorit të humorit, më pas në atë të moderatorit, por a është në aspiratat e Gentit të merret me politikë? Së fundmi, në një intervistë për ‘Fit Station’, aktori nuk e përjashtoi aspak si mundësi.

‘E ke menduar ndonjëherë të bëhesh pjesë e politikës?’ Kjo ishte pyetja e moderatores drejtuar Gent Zenelaj.

“Çdo ditë. Një miku im politikan më tha nuk ndryshohet sistemi po nuk u fute brenda sistemit. Problemi më i madh është se politika ka shumë para brenda dhe tendenca që ta çorientosh busullën e ndërgjegjes tënde është shumë e fortë, fillojnë tenderat apo postet,’-u shpreh moderatori.

‘Ka sot njerëz të padukshëm që marrin 6 rroga dhe ne nuk e dimë. Janë njerëz që për fatin tonë të keq hiqen sikur janë pjesë e shoqërisë civile, ata janë më të rrezikshmit. E mendoj çdo ditë të jem pjesë e politikës, nuk e di nëse jam i duhuri se nuk e përcaktoj unë e përcakton populli apo elektorati. Unë kam vendosur të jem i sinqertë dhe i vërtetë aq sa mundem,’-përfundoi Genti.

© Panoramaplus.al