21 Mars, 2020

‘Ata e kuptojnë fundin, të luten për…’/ Mjekja italiane rrëqeth me rrëfimin për pacientët me koronavirus: Duan t’i thonë lamtumirë të afërmve


0_Day-four-of-Italys-nationwide-coronavirus-lockdown-in-Brescia

Një mjeke italiane ka përshkruar momentet rrëqethëse kur një pacient i prekur nga koronavirusi është duke vdekur në spital i luten të paktën të përshëndeten për të fundit herë me të dashurit e zemrës.

Doktoresha Francesca Cortellaro, e cila punon në spitalin San Carlo Borromeo në Milano, dëshmon se pacientët e infektuar me virusin e rrezikshëm vdesin të vetëm në spital.

Cortellaro duke folur për gazetën italiane Il Giornale tha: “A e dini se çfarë është më dramatike? Të shoshësh pacientët që vdesin vetëm, e t’i dëgjosh ata ndërsa të luten t’i thonë lamtumirë fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave. Ata janë të kthjellët, nuk hyjnë në narkolepsi. Është sikur të ishin duke u mbytur, por me kohën e kuptojnë se po vdesin”.

Doktoresha tha se ndihmoi një gjyshe që po vdiste t’i jepte lamtumirën mbesës. Duke përshkruar ato momente që i pa me sytë e saj, mjekja tha: “Nxora telefonin dhe e telefonova me videocall. I thanë lamtumirë njera-tjetrës. Deri tani kam një listë të gjatë të video-telefonatave. Unë e quaj atë një listë lamtumire.”

0_FILE-PHOTO-Day-four-of-Italys-nationwide-coronavirus-lockdown-in-Brescia1_Day-four-of-Italys-nationwide-coronavirus-lockdown-in-Brescia

Italia është një nga vendet më të prekura në botë me koronavirus, me më shumë se 41,000 raste dhe 3,405 vdekje./PANORAMA.al

© Panoramaplus.al