19 Qershor, 2020

“Asnjë se dinte”- Olta Boka s’këndoi vetëm në skenën e Festivalit të RTSH-së: Nuk luftova për kupë, triumfi po rritej brenda meje


Pak javë më parë u zbulua se këngëtarja Olta Boka ishte shtatzënë.

Ajo konfirmoi lajmet me foto nga babyshower duke zbuluar se është 9 muajshe shtatzënë.

Olta gjithashtu nuk mbajti sekret gjininë e foshnjës duke treguar se do sjellë në jetë një vajzë.

Por së fundmi këngëtarja zbuloi edhe një tjetër sekret.

Olta tha se në Festivalin e Këngës në RTSH nuk është ngjitur vetëm në skenë.

Megjithatë askush nuk ishte në dijeni që këngëtarja po performonte në skenë me “dhuratën më të bukur që mund t’i dërgonte Zoti”.

Ajo tha se luftonte për kupë në Festival pasi triumfi i saj po i rritej brenda trupit.

“Bote për 2 ?? Ne dhjetorin qe lame pas, unë për here te pare ne jetën time, nuk ndihesha vetëm ne skene. Asnjë se dinte asokohe, por te dija qe këndoja ne skene me dhuratën me te bukur qe mund te me dërgonte Zoti, me mbushi me emocionin me te madh qe mund te kisha përjetuar ndonjëherë. Nuk luftoja për kupe sepse tashme triumfi rritej brenda meje! ??”- shkroi Olta Boka.

Në festën e realizuar për vajzën në pritje, këngëtarja shihet e veshur me rozë dhe e rrethuar nga ngjyra rozë.

Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy te ngjyruar roze. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë se përjetshme”, shkroi këngëtarja.

Në postimet e saj nuk kanë munguar edhe dedikime për partnerin, Iv Rrokaj.

“Ti je pikënisja e kapitullit me te bukur te jetës sime! Sidoqoftë e ardhmja, sot me lejo te te shtrëngoj dorën dhe së bashku t’i japim ngjyra aventurës qe kemi nisur… Kështu, do ta kemi me te lehte te themi qe historia jone i përngjan një fotografie, ne çastin e shkrepjes te se cilës, buzëqeshëm te lumtur për te mbetur te tille deri ne fund…”- u shpreh ajo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al