13 Shkurt, 2019

Asnjë festival nuk vlerësoi këngën e saj që theu rekorde, Bebe Rexha e zhgënjyer: Një hiç…


“Meant to Be” është kënga e Bebe Rexhës, e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe që theu rekorde.

Për 35 javë rresht ajo qëndroi në vendin e parë në tabelën e “Billboard Hot” në kategorinë e këngëve country.

Por mesa duket, mosvlerësimi i kësaj kënge nga eventet e mëdha muzikore ka zhgënjyer këngëtaren me origjinë shqiptare.

“Të gjithë më thonë sesa rekorde ka thyer ‘Meant to be’ dhe sesa e meritonte një çmim. Por ne humbëm në CMA, Billboard, Vma dhe Grammy. Një hiç. Dhe mendova se çfarë tha Drake: Ti ke fituar nëse njerëzit këndojnë këngën tënde fjalë për fjalë”, shkruan Bebe në një postim në “Twitter”.

Më pas ajo ka shtuar se pavarësisht kësaj, ndihet fituese. “Ndihem si fituese. Jam gjallë dhe gati për të bërë më shumë muzikë”, është postimi i radhës i Rexhës në “Twitter”.

Kujtojmë se më 15 shkurt Bebe premtoi të sjellë projektin e ri muzikor “Last Hurrah”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al