24 Prill, 2020

“Askush tjetër s’ka rezultuar pozitiv për kaq kohë”- Misteri i modeles italiane prej 57 ditësh e prekur me koronavirus: Në përgjithësi zgjasin …


Një modele italiane është një nga njerëzit e parë të diagnostikuar me koronavirus në vendin e saj.

Por ajo rezulton akoma e infektuar me virusin pas 57 ditësh.

Bianca Dobroiu u shtrua në spital në spitalin Sant’Orsola në qytetin e Bolonjës më 28 shkurt.

Me temperaturë 40.7 gradë, Bianca u diagnostikua me COVID-19 në të njëjtën ditë.

Ajo doli nga spitali më 6 mars dhe iu kërkua që të qëndrojë e izoluar në shtëpi pasi rastet joserioze me koronavirus nuk trajtoheshin në spital.

Dobroiu qëndroi e izoluar dhe bëri teste të rregullta. Por në testin e saj të gjashtë javën e kaluar rezultoi sërish pozitive, 6 javë pas diagonosës së parë.

“Ajo është mirë por testet vazhdojnë të dalin pozitive,”- tha mjeku Luciano Attard. “Ne po studiojmë çështjen e saj me kujdes. “Askush tjetër në Itali nuk ka rezultuar pozitiv për kaq shumë kohë. Në përgjithësi, rezultatet pozitive zgjasin jo më shumë se katër javë.”

23-vjeçarja është mirë dhe thotë se mezi pret të dalë jashtë për të bërë një shëtitje dhe për të marrë pak ajër të pastër.

Ajo po qëndron në shtëpi me nënën e saj që ka rezultuar tri herë negative.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al