21 Shkurt, 2020

“Askush nuk të do sikur unë”- Selena Gomez i këndon sërish dashurisë së dikurshme


Nuk ishte e lehtë për këngëtaren Selena Gomez të linte pas krahëve lidhjen e saj me Justin Bieber, por duket se ajo e mori veten, ndërsa publikoi edhe albumin e fundit, “Rare”.

Gomez duket se i është rikthyer sërish historisë së mbyllur me Bieber, ndërsa ka publikuar këngën e re pjesë të albumit.

selena 1

Me titullin “Feel Me”, në këngën 3 minutëshe, këngëtarja  përshkruan emocionet e thella, ndërsa një varg thotë:  “Askush nuk të do sikur unë”. Dhe sigurisht që fansat menjëherë kanë aluduar te lidhja e saj e shumëpërfolur me këngëtarin Justin Bieber, i cili tashmë është i martuar me Hailey Baldwin.

selena-1selena-gomezselenaseleNA

Selena Gomez
Selena Gomez

© Panoramaplus.al