E njihni këtë vogëlushe në foto? Aty është 5 vjeçe me bishtaleca dhe topolake. Sot ajo është moderatore e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Bieta Sulon, e cila në moshën 5-vjeçare ka luajtur në filmin shqiptar “Djali elastik”.
“Tirana Post”, shkruan se ka kontaktuar me moderatoren e “Ftesë në 5”, për ta konfirmuar që ajo ka luajtur në filmin shqiptar.

E pikërisht vajza me dy bishtaleca dhe faqet rrumbullake është vetë Bieta, e cila tregon se ka pasur mjaft oferta për filma kur ishte e vogël por nuk e kanë lënë prindërit.
“Pooo, jam unë 5 vjeçe. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por s’më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë”, tha Bieta.


