Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Julian Deda, ka zbuluar për ndjekësit e tij në “Instagram” se kush është i ftuar këtë javë në “Duplex”.

I ftuari i radhës është reperi i njohur shqiptar Don Phenom. Juli ka postuar pikërisht një foto me Don, por i la habitur të gjithë me fjalët që ai ka shkruar krahas këtij imazhi.

“Me kushon sonte në “Duplex”, shkruan aktori i njohur, duke lënë të kuptohet se dy djemtë nga Shkodra kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.



