Chrissy Teigen ka folur për herë të parë për mënyrën sesi e humbi foshnjën e saj gjatë shtatzënisë dy vjet më parë, duke zbuluar se ka kryer një abort dhe jo dështim.

Modelja amerikane e tregoi vetë në vitin 2020 se humbi fëmijën në javën e 20-të, si pasojë e një ndërlikimi të shtatzënisë. Në atë kohë, ajo tha se pati një abort spontan dhe ndau foto prekëse nga shtrati në spital.

Por tani ajo thotë se i duhej të merrte vendime “të vështira dhe zemërthyese” pasi mësoi se fëmija nuk do të mbijetonte.

“Mjekët na e bënë shumë të qartë në gjysmës e rrugës së shtatzanisë se fëmija nuk do të mbijetonte dhe se as unë nuk do të mbijetoja nëse nuk kryhej një ndërhyrje mjekësore,” shpjegoi Teigen.
Ajo tha se vetëm kohët e fundit kishte arritur ta pranonte faktin që i ishte nënshtruar një procedure si “abort për të shpëtuar jetën time për një fëmijë që nuk kishte absolutisht asnjë shans të jetonte”.

Teigen, e cila është e martuar me këngëtarin John Legend, po fliste në një sallë konference në vazhdën e vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë të SHBA për të rrëzuar vendimin Roe kundër ëade, i cili i ka lejuar shtetet të bllokojnë aksesin për abortin.
Ylli televiziv tha se kishte diskutuar vendimin me Legend dhe shprehu mbështetje me njerëzit që duhet të marrin një vendim për të kryer një abort, kur burri i saj e bëri të kuptonte se ajo kishte qenë në fakt një nga ata njerëz.

“Unë heshta, duke u ndjerë çuditshëm që nuk e kisha kuptuar në atë mënyrë,” tha Teigen në samitin “A Day of Paarsasonable Conversation”, siç raportohet nga Hollywood Reporter.
“I thashë botës se kisha kryer një abort spontan, bota e pranoi, të gjithë titujt e mediave thoshin se kisha dështuar shtatzaninë. Dhe u zhgënjeva shumë që në radhë të parë nuk thashë se çfarë ishte, dhe u ndjeva budallaqe që m’u desh më shumë se një vit të kuptoja se kisha kryer një abort.”
© Panoramaplus.al
