Rita Ora është një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare më të suksesshme në estradën muzikore ndërkombëtare.

Në shkurtin e 2012 artistja iu prezantua publikut për herë të parë me një super hit. Projekti mbante titullin “Hot Right Now” dhe menjëherë pas publikimit “pushtoi” klasifikimet botërore duke i ndryshuar jetën asaj.
Ajo gjithashtu ka arritur të depërtojë në industrinë e televizionit, duke qenë gjyqtare në “The Masked Singer UK “, “The Voice UK” , “X Factor” dhe tani në “The voice of Australia”.

Ndonëse ka vite që punon si këngëtare, Rita është paguar shumë nga roli i gjyqtares televizive, 1 milionë dollarë për sezon, ndërsa pasuria neto e këngëtares thuhet se është rreth 30 milionë dollarë që nga viti 2023.

Këngëtarja punon gjithashtu edhe me firma të ndryshme si “Adidas” por është edhe imazhi i shumë revistave dhe të gjitha këto kthehen në përfitime monetare.

Mirëpo ndryshe nga Rita, bashkëshorti i saj, Taika i cili është një regjisori i njohur i shumë filmave si “Thor” dhe “Star Wars” ka një vlerë neto prej 13 milionë dollarësh, që është më pak se gjysma e asaj që Rita ka bërë deri më tani në karrierën e saj.





