Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale.

Moderatorja bukuroshe i ka dhënë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim që ato kanë qenë të shumta. Kujtojmë që Lei është shumë e rezervuar për jetën private, por herë pas here zbulon detaje.
Pak kohë më parë, ajo ka treguar se është në një lidhje, por identitetin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën zgjodhi ta mbante të fshehtë. Ndër të tjera, Lei u pyet se kur e mendon vete mama dhe ajo ka befasuar me përgjigjen duke thënë: “Së shpejti”.

Më tej, e pyetur se sa fëmijë do të donte të kishte, moderatorja ka zbuluar: “2 maksimumi”.

Moderatorja sportive është shfaqur tejet provokuese teksa pozon mes shkëmbinjve, ajo duket në super formë, teksa mban veshur një badi shumëngjyrësh.

© Panoramaplus.al

