12 Dhjetor, 2022

Artistja serbe i vodhi këngën, reagon Xhensila Myrtezaj: Do të ishte e fundit në listë për t’i…


Xhensila Myrtezj ka reaguar pas lajmeve se kënga e saj “Ale Ale” është e vjedhur nga këngëtarja  serbe Maya Berovic.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Xhensila u shpreh se nuk ka asnjë të drejtë mbi autorësinë e këngës dhe se të ishte për të  dhe thekson se një artist serb do të ishte i fundit në listë për t’ia dhënë një këngë apo prodhim që e ka dashur shumë.

Deklarata e plotë:

“Kam pasur komente tè Shumta mbi kengen “Ale Ale” e Publikuar ne Version tè gjuhes Serbe nga nje tieter “Artiste”.

Dua te njoftoj publikun tim qe unè nuk kam asnje te drejte mbi autorsine e kenges, pervec shfrytezimit online te projektit te versionit tè publikuar nga ana ime! Kenga nuk èshtè shitur nga une dhe as nuk kam qene ne dijeni te ketij Fakti!

Ps: Nese do ishte per mua Serbia ose nje Artiste Serbe do ishte ne fund te listes pèr ti shitur njè kenge, ose prodhim timin qe e kam dashur kaq shume”.

Kujtojmë se kënga e artistes u publikua në prill të këtij viti ku u prit mjaft mirë nga publiku. Ajo numëron deri më tani mbi nëntë milionë klikime në ‘YouTube’.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

 

© Panoramaplus.al