4 Prill, 2019

Artistët nuk ia kursejnë vetes luksin, shikoni çfarë makinash kanë blerë Arta dhe Ardiani


Arta Elezaj është bukuroshja nga Kosova, e cila u bë e njohur për publikun fillimisht në filmin komedi “O sa mirë!”. Tashmë, prej disa muajsh, ajo i është bashkuar stafit të programit humoristik “Dupleks”.

Aty Arta luan vetveten në një farë mënyre. Ajo është vajza koketë e llastuar, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen e djemve dhe janë pikërisht këta të fundit të cilët shkaktojnë situata humoristike, të hutuar nga bukuria e Artës.

Por Arta, në atë spektakël nuk po tregon vetëm hiret e saj, ajo po demonstron çdo herë se ka aftësi shumë të mira aktoriale dhe po pëlqehet shumë edhe për këtë fakt.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale Arta shfaq shpesh jetën e saj luksoze. Ajo shfaqet në foto dhe video të cilat i poston vetë, ku janë kryesisht udhëtimet luksozose, blerjet, por edhe fotot profesionale.  Pak ditë më parë ajo reklamoi edhe makinën e saj, një “Rang Rover” luksoz që me siguri i shkon shumë bukurisë së Artës.

Ardian Bujupi, nga ana tjetër, është gjithashtu një këngëtar shumë i mirë, i cili fiton mjaft nga muzika. Vitet e fundit ai ka fituar mjaft famë, kjo edhe falë disa bashkëpunimeve mjaft të sukesshme.

Edhe Ardiani, si shumë personazhe të tjerë Vip, duket që i ka shumë qejf makinat e shtrenjta. Madje, ai ka treguar se së fundi ka blerë një “Mercedes” shumë luksoz dhe këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Këngëtari duket se i ka fiksim ato, pasi ka pak kohë që kishte blerë një të re me ngjyrë të bardhë, ndërsa tani bleu një të markës “Mercedes” me ngjyrë të zezë. Nga ana tjetër, përsa i përket karrierës, Ardian Bujupi dje ka lançuar projektin e tij të ri me titull “Zina”, të cilit ia shoqëroi edhe videoklipin.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al