8 Tetor, 2021

“Artistë të martuar më kanë ngacmuar”- Moderatorja shqiptare bën deklaratën e fortë: Emrat nuk ua nxjerr se s’dua t’u prish familjet


Moderatorja Ester Bylyku ka zbuluar së fundmi se e kanë ngacmuar shumë artistë të martuar, emrat e të cilëve nuk ka dashur t’i bëjë publikë. Sipas saj, arsyeja është se nuk ka dashur që t’u prishë familjen.  

ester bylyku (2)

Gjatë bisedës me një të ftuar të ftuar në “Glamour Zone”, Esteri tha se i ka refuzuar të gjithë.

Mua më ka ndodhur (të më ngacmojnë), por i kam thënë ‘jo’. Biles në një puntatë, më pyetën që ‘emrin e cilit artist do thoje që të ka ngacmuar’ dhe i thash ‘nuk e them se do i prishja familjen’”.

Një vit më parë, Esteri Bylyku pranoi publikisht se është në një lidhje me një biznesmen, ndaj të cilit është shumë xheloze. Ajo zbuloi se pas një debati që kishte bërë me partnerin e saj, kishte dyshuar se ai e tradhtonte me dikë tjetër.

Pasi i dashuri i saj vendosi të shkonte në koncert pa të, Esterit iu shtuan edhe më shumë dyshimet. Meqënëse vetë nuk kishte patentë dhe nuk shkonte dot pranë tij, Bylyku punësoi një detektiv privat vetëm për një ditë, të cilin e pagoi disa qindra euro. Ajo i kërkoi atij që të ndiqte dhe fotografonte partnerin e saj.

“Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar, i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë ‘zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde’.

I thashë ‘un të vij tek ai njeri? S’ka shanse’. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashë ‘këtu ka diçka që nuk shkon’. S’ka dashur që unë të shkoj me të. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.

Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashë ‘do e kap se sbën’. E pagova disa qindra euro. I thashë ‘dua çdo foto dhe video dhe mos u kurse’, se unë atë doja.

Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Më kanë shkuar të gjitha lekët dëm. Ka qenë shumë zhgënjim”, tregon Esteri.

ester bylyku (9) ester bylyku (8) ester bylyku (4) ester bylyku (3) ester bylyku (7)

© Panoramaplus.al