Aktori Dave Courtney i ka dhënë fund jetës së tij. Familjarët kanë deklaruar se e gjetën të vrarë në banesë, ndërsa vitet e fundit ai vuante nga kanceri dhe artriti.
Aktori Dave Courtney, i njohur ndryshe dhe si gangsteri i Londrës, një ish-anëtar i Bandës Richardson , u gjet i vetëvrarë i në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead.
Lajmi u bë publik nga familjarët në llogarinë e tij personale në Instagram, ndërsa në një postim të dytë ata tregojnë se ai zgjodhi këtë rrugë për mos qenë barrë për familjen.
“Është me pikëllim të thellë që njoftojmë ndarjen nga jeta të Dave Courtney në moshën 64-vjeçare. Dave u nda bga jeta në mënyrë tragjike në orët e para të së dielës më 22 tetor, me një armë zjarri në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead.”- shkruhej në Instagram.
Detajet rreth organizimit të funeralit do të jepen në kohën e duhur. Familja e tij kërkon respekt gjatë kësaj periudhe zie”-shkruhet në postimin e hedhur nga familjarët në rrjetin e tij social
© Panoramaplus.al


