31 Gusht, 2023

Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare këngëtari dhe producenti i njohur


Këngëtari, kantautori dhe producenti i njohur, August 08 ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë bërë të ditur kompania e tij disnografike “Def Jam Recordings” për “Variety”, teksa nuk tregoi shkakun e vdekjes së artistit.

“E gjithë familja Def Jam vajton humbjen tragjike të Ray ‘August 08’ Jacobs. Një kantautor i shkëlqyer dhe një muzikant i veçantë. August do të mbetet në kujtesën tonë si një koleg dhe mik i dashur. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të dashurit e tij.”– ka shkruar kompania e tij disnografike.

Ai u bë i njohur në bashkëpunimin e hitit  “I’m the One” me DJ Khaled, Justin Bieber, Quavo, Chance the Rapper dhe Lil Wayne.

Në vitin 2020, ai publikoi një album e ri me dy pjesë “Seasick”, në bashkëpunim me Aiko, Joji dhe ScHoolboy Q.

Producenti gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me shumë emra të njohur të estradës muzikore.

 

 

© Panoramaplus.al