16 Nëntor, 2022

Art Abazi tregon pse ka refuzuar ftesën për Big Brother Vip Kosova


Artisti i mirënjohur, Art Abazi i ka hedhur poshtë thashethemet se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtari bën me dije se ka marrë ftesë nga të dy produksionet në Tiranë dhe Prishtinë por ka refuzuar pasi është i fokusuar në muzikë. Arti ishte një ndër tre emrat që u përfolën se do të bëhen pjesë e edicionit të parë që nis në Kosovë me 5 Dhjetor. “Meqenëse po më vijnë mesazhe pafund….Atëherë: Mes famës dhe artit, ka kohë që unë kam zgjedhur artin!

Produksionet e BBVIP, si në Tiranë ashtu edhe Prishtinë, po ashtu i kam falenderuar me kohë për ftesën e tyre mirëpo, Art Abazi është i fokusuar në studio, edhe në këngët që po punoj me shumë dashuri….Nëse një ditë do të vlerësohem për këtë…Ju përqafoj, Arti”, ka shkruar artisti.

 

Është e njohur episodi i ndarjes së Art Abazi nga e fejuara e tij Rrezja, lajmi u raportua së pari nga Prive gjatë verës përmes rubrikës e vërtetë e pavërtetë. Fillimisht ishte mohimi nga këngëtari, i cili na u hidhëru pak.

Megjithatë nuk vonoi shumë  dhe pas disa javësh u volus nga vet Arti. Ai u shpreh përmes një postimi se kanë vendosur të dy t’i ndajnë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes së tyre. Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim jo gjithnmonë emocionet kontrollohen lehtësisht deklaronte Arti.

admin, Author at ShqipFm - Page 10 of 125

© Panoramaplus.al