29 Nëntor, 2018

Arsyeja e ndarjes? Seldi tregon pse u prish fejesa me Mimoza Shkodrën


Këngëtari i njohur Seldi Qalliu konfirmoi ndarjen e tij me këngëtaren Mimoza Shkodra gjatë një puntate në spektaklin “Dance with me”.

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”, u shpreh Seldi në atë kohë.

Teksa Mimoza thekson nëpër intervista të ndryshme se është e lumtur në këtë fazë të jetës, Seldi nuk i ndal intervistat ku përmend hera herës dhe ish-të fejuarën.

Këngëtari ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Thumb”, ku moderatoret Fatma dhe Aulona e kanë ngacmuar atë në lidhje me arsyet e ndarjes.

“Ne të dy nuk e bëmë veten deri në atë pikë, saqë të bëheshim me fëmijë dhe ta lenim fëmijën rrugëve”, tha Seldi në “Thumb”. Ndërkohë për të mësuar më shumë nga rrëfimi i këngëtarit, na duhet të presim të shtunën, kur do të publikohet edhe intervista e plotë.

© Panoramaplus.al