10 Shtator, 2019

Arrin 10 milionë ndjekës në “Instagram”, modelja seksi falenderon fansat me foton me të brendshme


Modelja britanike, Demi Rose, ka arritur të grumbullojë plot 10 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, dhe kjo i duket e pabesueshme.

24-vjeçarja ka publikuar një foto bardh e zi, ku shfaqet me të brendshme dhe krahas saj shkruan: “Nuk më besohet që kam arritur 10 milionë mbështetës”.

Gjithashtu ajo shpreh mirënjohje për fansat e saj, e shprehet se dëshiron që t’i ndihmojë e të jetë frymëzim për të gjithë ata.

“Ju dua. E dini apo jo historinë time, e vlerësoj të gjithë dashurinë tuaj dhe fjalët e mira. Ju më ngrini lart, dhe unë dua gjithashtu t’ju ngre po aq lart. Me ngadalë, por me siguri që po bëhem më e fortë dhe personi që duhet të jem. Koha është ilaç dhe po tregohem e duruar me veten time. Do doja t’ju ndihmoja dhe t’ju frymëzoja të gjithëve më shumë. Mjafton të bëni më të mirën tuaj, me ritmin tuaj,” vazhdon modelja seksi.

Postimi i saj është pëlqyer dhe komentuar shumë, ku fansat e komplimentojnë për bukurinë dhe njeriun e mirë që është.

© Panoramaplus.al