Melinda që nga debutimi i saj në muzikë ishte pjesë e syrit mediatik.

Melinda në Instagramin e saj ka publikuar një video ku shihet me pranga në duar, e shoqëruar me dy gardiane tek sa e dërgojnë prapa grilave.
Kjo duket se është pjesë nga klipi i ardhshëm që do të publikoj këngëtarja.
Është bërë e njohur strategjia e këngëtarëve që para publikimit të një bashkëpunimi të ngrenë dyshime për një lidhje duke ‘ngacmuar’ me mesazhe pikante. Të njëjtën strategji duket se kanë përdorur edhe Melinda Ademi dhe Finem, emri i vërtetë i të cilit është Klejdi Dogjani.

E gjitha filloi pak ditë më parë kur reperja postoi disa foto në Instagrma dhe në seksionin e komenteve u vunë re komentet mes saj dhe Finemit që dukeshin si disa mesazhe të ëmbla dashurie.
“Coco Chaneli,”-shkruante Finem poshtë fotove të Melindës që kjo e fundit i kishte shoqëruar me mbishkrimin “”I love you” me m’thon”.

“Ta bëj jetën pikante,”-replikoi këngëtarja. Kaq mjaftoi që kudo të flitej për një histori dashurie mes tyre. Gjithsesi, e vërteta është ndryshe dhe pas këtyre komenteve fshihet vetëm një bashkëpunim. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistët të cilët kanë ndarë në rrjetet sociale foto nga xhirimet e videoklipit.


